Kronikë

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për ngacmim e incizim të një vajze në Prishtinë

arrestim

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka ngacmuar një femër. 

Përveç ngacmimit, në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ai dyshohet edhe për fotografim dhe incizim të paautorizuar të viktimës.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 17 shtator.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.