Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

dogana

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një sasi të mallrave te padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës.

Zyrtarët doganorë, në përputhje me procedurat e kontrollit të rastësishëm, thuhet se kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të bagazhit përmes skanerit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas analizës së pamjeve nga skaneri, thuhet se është zhvilluar kontroll më i thelluar, gjatë të cilit janë gjetur rreth 100 copë produkte të padeklaruara.

“Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në bagazh në kundërshtim me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës (KDA), rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.