Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy këmbësorët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.
Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve, është bërë e ditur nga Policia.