Kronikë

Dy makina dëmtohen në Mitrovicë si pasojë e një shpërthimi

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Dy makina janë dëmtuar në Mitrovicë të Jugut si pasojë e një shpërthimi, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës, që është marrë si dëshmi materiale. Rasti po hetohet. 

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.