Dy gra, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë dhe Pejë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga djemtë e tyre.
Raporti i Policisë bën të ditur se në Prishtinë viktima ka pësuar dhunë fizike nga djali i saj. Nuk raportohet për të arrestuar, por lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Ndërkaq në Pejë është arrestuar i dyshuari pasi e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas raportit, i dyshuari ka çrregullime mendore dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në Repartin e Psikiatrisë.
Bëhet e ditur se të dyja rastet janë raportuar më 7 tetor.