Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur në një lokal në Istog të dielën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:30.
“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar.