Kronikë

Dy të vrarë në Durrës, autori në kërkim

Vrasje ne Durres

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në Durrës në orët e para të së mërkurës.

Siç kanë shkruar mediat në Shqipëri, A.K. (23) dhe F.P. (33) mbetën të vdekur pas të shtënave në një kafene të një pike karburanti.

Raportohet se F.P. ka qëlluar për vdekje A.K., ndërsa F.P. është qëlluar nga D.P. i cili është në arrati. Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin.

Raportohet se të shtënat nisën pasi dy shokë kishin hyrë në një lokal dhe i kishin kërkuar kamerierit që t’u përgatiste kafe. E debati nisi pasi lokali njoftoi se nuk mund të bënte më kafe për shkak se aparati ishte i fikur.

Situata përshkallëzoi dhe në konflikt u përfshi edhe një person që ndodhej në lokal.