Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se u vetëplagos në Junik, dërgohet në QKUK

Arma në Junik

Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit mbrëmjen e së dielës në Junik.

Sipas njoftimit të policisë, viktima po trajtohej nga ekipi mjekësor në shtëpinë e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ofrimit të ndihmës së parë, i lënduari është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa për shkak të natyrës së plagëve është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të tipit AK-47, dy karikatorë të saj, 51 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra si dhe një gëzhojë.

I lënduari dyshohet se është vetëplagosur. Ai vazhdon të marrë trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.