Kronikë

Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës

Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Zvicra në Kosovës për të vuajtur dënimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre zvicerane. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.