Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një menaxher i një marketi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në depon e marketit dhe kanë vjedhur një arkë në të cilën kishte para.
"Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një marketi ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në depo dhe kanë vjedhur një arkë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme para të gatshme. ", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetuesisë.