Një foshnjë dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar Policia të mërkurën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KOHËN se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk ka bërë të ditur për shkaqet e vdekjes.
“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë ai.