Një i burgosur është gjetur i vdekur të enjten në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, rasti ka ndodhur në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast të vetëvarjes së të burgosurit me inicialet K.N. dhe kanë reaguar menjëherë së bashku me personelin mjekësor, duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.