Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur në rrugë një person

Shiriti i Policisë

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Radovan Zogoviç” në Prishtinë. 

Policia njoftoi se informacioni i ka shkuar të premten rreth orës 23:30, dhe se rastin po vazhdon ta hetojë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në raportin e PK-së.