Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Plemetin, Policia nis hetim

Policia e Kosovës

Një person u gjet i vdekur të mërkurën në fshatin Plemetin në Obiliq. 

Trupi është dërguar për obduksion, e Policia ka nisur hetim mbi vdekjen e tij. 

“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë, viktima mashkull kosovar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.