Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Arbana” në Prizren të enjten në mëngjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se trupi i pajetë i 53-vjeçarit ishte gjetur nga fqinjët.
Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më datë 02.04.2026, rreth orës 07:25, Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘0Enver Buqa’, në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë. Bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar (E.S.) i cili jetonte vetëm me nënën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminim. Lidhur me rastin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka njoftuar Bytyqi.