Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.
Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Ekonomia Online se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.
“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, shoferi arrestohet dhe lirohet
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Plagoset një person në Prishtinë
-
Një këmbësor goditet nga vetura afër shkollës “Ismail Qemali”
-
Aksident trafiku në Mitrovicë, një këmbësore dërgohet në QKUK