franca nuk ka frikë nga Spanja. Kështu ka deklaruar të dielën mbrojtësi i Francës, Ibrahima Konate.
Konate është i vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit dhe mbrojtjen e fortë spanjolle.
Spanja ka pësuar vetëm një gol deri më tani në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Franca dhe Spanja të martën nga ora 21:00 do të takohen në gjysmëfinale.
Spanja ka shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit ndaj Francës. E kishte mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të vitit 2024 dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
“Nuk duhet t’i frikësohesh askujt. Tani do të përgatitemi sa më mirë që të jetë e mundur dhe shpresojmë që në fund rezultati të jetë në favorin tonë. Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi individuale. Kështu që nuk do të përqendrohemi vetëm në një lojtar edhe pse Lamine Yamal është lojtar i shkëlqyer. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e spanjollëve”, ka thënë mbrojtësi i ri i Real Madridit, Konate.