Një kalimtar është goditur për vdekje nga një kamion në Pejë të premten.
Shoferi i kamionit është dorëzuar në stacionin policor.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 9:40, kur një kamion me rimorkio ka goditur për vdekje një kalimtar të moshës 85 vjeç në lagjen Dardani. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia për KOHËN.
Viktima ishte në karrocë për persona me aftësi të kufizuara.