Kronikë

I mituri që voziste sulmon e kanos policët në Istog

policia

Foto: Ilustrim

Një i mitur në Istog është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt pasi që ka kanosur policët që e kishin ndaluar për kontroll në kohen kur po voziste një veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policorë dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Gjatë arrestimit një zyrtar thuhet se ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë.

“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.