Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një person i paraburgosur dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë transferimit për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Gjilan. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është dhënë ndihma mjekësore në qendrën e paraburgimit në stacionin policor të Kamenicës, për shkak të gjendjes së rënduar psiqike.

“Gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor të cilit i është ofruar ndihma mjekësore. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.