Kronikë

Katër dëshmitarë intervistohen për vrasjen e rëndë në Lipjan

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Katër persona janë intervistuar lidhur me vrasjen e rëndë që është raportuar të hënën në Baicë të Lipjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i varrosur në një arë. 

“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.