Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë

Aksident

Ilustrim

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut brenda një dite në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti i parë me fatalitet është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dollc të Klinës, ku një shofer dyshohet se nga pakujdesia ka dalë jashtë rrugës me veturën e tij. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka vdekur, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një tjetër aksident fatal është regjistruar rreth mesditës në fshatin Slivovë të Ferizajt, ku janë përfshirë dy vetura e nga i cili një person ka humbur jetën.

Po të njëjtën ditë, një aksident ndërmjet tri automjeteve në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë rezultoi me vdekjen e një personi dhe lëndimin e pesë të tjerëve, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar edhe për vdekjen e një personi tjetër, i cili kishte qenë duke u trajtuar në spital pas një aksidenti të ndodhur më 7 maj në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Smrekonicë. 

Policia ka nisur hetimet për të gjitha rastet, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për procedura të mëtejme mjeko-ligjore.