Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton një rast të regjistruar më 7 prill në Leposaviq, kur një qytetar kishte aplikuar për konvertimin e patentë-shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë-shofer të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit policor, pas verifikimit dyshohet se patentë-shoferi nuk ishte lëshuar nga organet e Serbisë dhe se dyshohet që ai të jetë i falsifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është cilësuar si “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
“Leposaviq 07.04.2026 – 10:00. Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.