Kronikë

Mosmarrëveshje për prona mes dy personave, policia konfiskon në Skenderaj katër armë

Armet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar në Skenderaj katër armë zjarri, ndërsa i ishte përgjigjur një informata për një kanosje që kishte rezultuar pas një mosmarrëveshjeje pronësore mes dy personave. 

Policia ka kryer kontrollore në dy lokacione në Skenderaj, ku ja gjetur tri armë me tyta të gjata dhe një armë me gaz. 

“Pasi kanë marrë autorizimin nga prokurori, hetuesit policorë kanë kryer kontrolle në dy lokacione në zonën e Skenderajt ku gjatë këtyre kontrolleve kanë gjetur tri armë tytë-gjata  Po ashtu njësia e hetimeve ka arritur të sigurojnë një video-incizim në të cilin ishte parë  duke shtënë me armë personi  tjetër i përfshirë në mosmarrëveshje.  Njësitë policore kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione tjera dhe kanë arritur të gjejnë një revole me gaz. Pra, gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale: Armë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 60 fishekë; Pushkë gjuetie dy-tytëshe me 18 fishekë; Pushkë ajrore; Armë me gaz e llojit pistoletë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.  

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. 

“Personat e dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: Kanosje, Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.  Me aktvendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia.