Kronikë

Ndalohen produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

produkte kozmetike

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, kanë ndaluar një udhëtar për kontroll rutinë dhe gjatë procesit të skanimit të bagazhit, është identifikuar një sasi konsiderueshme mallrash kozmetike të padeklaruara. 

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.

“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.