Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën “korrupsion” dhe “mashtrim në prokurim publik”.
Njoftohet se si rezultat i hetimeve, më 15 shtator është realizuar një kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, në disa lokacione të lidhura me rastin.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore.
“Po ashtu, në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.