Kronikë

Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara

Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serbi në pikën kufitare në Jarinjë i janë zënë mjete monetare të padeklaruara në valuta të ndryshme (euro dhe dinarë serbë - RSD), në vlerë mbi 10 mijë euro.

Rasti që ka ndodhur të enjten është cilësuar si mosdeklarim i mjeteve monetare. 

“Me datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme thuhet se është angazhuar Dogana e Kosovës.