Kronikë

Në Gjilan arrestohet 33-vjeçari i dyshuar për dhunim

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për dhunim. 

Ai thuhet është arrestuar për një rast të dhunimit që është raportuar se ka ndodhur më fshatin Radivojc të Vitisë, më 29 prill. 

Sipas Policisë i dyshuari me iniciale N.S, është kosovar i lindur në vitin 1992.  

“Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘Dhunim’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari thuhet se është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave thuhet se janë duke vazhduar.