Dy persona të cilët ishin çift, janë arrestuar në Gjakovë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, çifti nuk ka pranuar tretman mjekësor por në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (të dashur mes vete), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti, por nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo