Një i mitur është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se tasti është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj nga babai i vajzës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se dyshon se e njëjta është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.