Kronikë

Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Pesë persona janë arrestuar në Gjakovë pas një përplasjeje fizike, të cilën Policia po e heton si vrasje në tentativë. Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se në mesin e pesë të arrestuarve është edhe një grua, ndërkaq tre prej tyre janë me nënshtetësi gjermane.

“Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.  Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.

Rasti është duke u hetuar.