Kronikë

Një i vdekur në aksidentin në Rahovec

aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit mes një veturë dhe një motoçiklete në Rahovec në mbrëmjen e të dielës. 

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK” rreth orës 20:25, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. Ai fillimisht ishte dërguar në QKMF të Rahovecit e më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve. 

E drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë. 

“Rr. UÇK, Rahovec / 02.11.2025 – 20:25. Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.