Kronikë

Një i vdekur në një aksident në Pejë

aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në fshatin Qungur të Pejës. 

Sipas Policisë së Kosovës në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. 

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e  Pejës, Fadil Gashi.