Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për përfshirjen në vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit.
Në kërkesën e Prokurorisë një ditë më parë, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, i pandehuri B.H. ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t'i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.
Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.
Tutje thuhet se është marrë parasysh edhe fakti se i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes çka për Gjykatën rezulton se me lënien në liri ekziston rreziku i ikjes dhe arratisjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit në këtë fazë është e domosdoshme.