Kronikë

Një person vdiq pas plagosjes me armë në Fushticë të Drenasit

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

FOTO: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person ka vdekur pasi është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në fshatin Fushticë të Drenasit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku u konstatua vdekja e tij.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.