Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin fushor në Gregjenik të Kamenicës, të shtunën në mesditë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Zjarri është lokalizuar nga njësitet e zjarrfikësve.
E siç ka njoftuar të shtunën në mbrëmje Agjencia e Menaxhimit Emergjent, të shtunën kanë qenë 40 vatra zjarri në të gjithë Kosovën, prej të cilave 15 vazhdonin të jenë aktive.