Një shtetas kinez ka raportuar në Policinë e Kosovës se në rrugën “Enver Zymber” në Prishtinë është grabitur.
Në raportin e Policisë thuhet se ankuesi ka raportuar për grabitjen e 20 eurove nga ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy të dyshuar janë arrestuar për rastin.
“Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.