Kronikë

Pas mesazhit për përditësim të të dhënave, iu morën paratë nga xhirollogaria bankare

Policia e Kosovës

Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar dhe ka përditësuar të dhënat.

Policia ka njoftuar se pak minuta më vonë, ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para, si dhe nga kartela e firmës janë marrë mijëra euro.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.