Polica e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër – Prishtinë.
Një pasagjeri i janë gjetur 9500 funte (11.033 euro) gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa sipas procedurave 25% e mjeteve i janë konfiskuar, ka njoftuar Policia.
“Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ me qëllim të kontrollimit të pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore. Në këtë rast, një pasagjer kishte mjete monetare mbi sasinë e lejuar: 9,500.00 £ (11,033.00 €). Sipas procedurave 25% e mjeteve janë konfiskuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.