Dy persona janë ndaluar në Pejë nën dyshimin për veprën "Vjedhje". Drejtoria Rajonale e Policisë, njofton se me datёn 30.08.2025, ka pranuar informacionin që nё rrugën "Emrush Miftari" nё Pejё, ёshtё vjedhur njё biçikletё nё vlerё prej pesё mijё (5000) euro.
“Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, ku pas intervistimit, i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orë.”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa me datёn 31.08.2025, Policia ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Ramё Lajqi’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё motoçikletё nё vlerё prej katёr mijё (4000) euro, por i njëjti doli se ishte i mitur.
“Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qendrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.”, shkruan në njoftim.
Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë.