Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Prizren të mërkurën, ndërkaq raportohet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.
Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim.