Kronikë

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

arrestim

Pesë persona janë arrestuar në Shtime, pas një përleshjeje fizike.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një thikë. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Hetuesit rajonalë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).

Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte pasur konflikte të mëhershme, ndërsa përleshja ka ndodhur pas një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë në të njëjtën rrugë. Tre të dyshuar (A. M., Sh. R. dhe E. S.) janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe për çdo zhvillim tjetër do të jeni të informuar me kohë.