Pesë persona janë arrestuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Të dyshuarit u arrestuan pas hetimeve të Policisë në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Fushë-Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy prej të dyshuarve janë të mitur. Njëri nga të pestit është dërguar në mbajtje, kurse të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre janë të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy llaptop dhe tre telefona celularë”, thuhet në raportin e PK-së.