Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq gruaja që u plagos në Istog

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Driton Paçarada

(E përditësuar 20:35) - Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gruaja e plagosur pasditen e së premtes në Istog ka vdekur.

Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, pacientja e plagosur ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra”, thuhet në njoftim.


Plagoset një grua në Istog

Një grua është plagosur me armë zjarri në Istog pasditen e së premtes.

Policia ka njoftuar se informatën e ka marrë nga Emergjenca e këtij qyteti.

E plagosura është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Policia ka thënë se po heton rastin.