Dy persona në raste të ndryshme janë plagosur të shtunën në Prishtinë e Suharekë.
Rasti në Prishtinë ka ndodhur në rrugë “Mark Sopi”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është plagosur nga dy persona të panjohur.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.
Ndërkaq në Suharekë rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku siç raportohet pas një mosmarrëveshje verbale mes tre personave, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore.
Detaje të reja nga plagosja në Shirokë të Suharekës
Një 44-vjeçar është plagosur në Shirokë të Suharekës, ndërsa i dyshuari është një 21-vjeçar.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, 44-vjeçari është plagosur në këmbë pas një mosmarrëveshje mes tij dhe të dyshuarit.
Bytyqi njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpia e të dyshuarit A.F., 21-vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast.
“I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF Suharekë për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas një intervenimi kirurgjik është liruar, pasi lëndimet janë cilësuar si të lehta.
Shaqiri ka thënë se sektori i Hetimeve Rajonale është duke punuar në arrestimin e të dyshuarit.