Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Podujevë të martën, nën dyshimin se ka therur me thikë gjyshen e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 06.05.2025 – 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), ka sulmuar fizikisht me thikë gjyshen e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.