Pjesëtari i Njësitit të Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës, SH.H, 35 vjeç, është gjetur i vdekur sot paradite në varrezat e fshatit Morinë në Shqipëri.
Policia e Shtetit ka thënë se viktima ishte banues në Prizren.
“Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e tyre.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, vijon njoftimi.
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Vdiq në një aksident trafiku një polic në Vërmicë
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren