Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një bankë në qendër të Prishtinës, tjetri në arrati

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një bankë në qendër të Prishtinës.

Një dëshmitare e rastit i ka thënë Kohës se dy të dyshuarit janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armës iu kanë kërkuar që t'i nxjerrin paratë nga arka, i kanë marr ato dhe janë larguar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se ai është arrestuar një i dyshuar për grabitje.

“Sot nga zyrtarët policorë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Koha e ka videon e arrestimit të tij.