Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dielën një person, për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.
Shtetasi i Kosovës, H.M. po kërkohet nga Shqipëria nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në koordinim me autoritetet kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.