Policia ka gjetur 1 kilogram kokainë gjatë një operacioni në Fushë-Kosovë.
Substanca narkotike u gjet në kasafortën e një prej banesave që u bastis.
“Me 29.10.2025 lidhur me rastin gjatë operacionit në njërën nga banesat ishte gjetur një kasafortë dhe pas hapjes në të janë gjetur dhe konfiskuar 1 kg substancë e dyshuar narkotike kokainë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.